Ndërlidhjet

Rosatom: Reaktori i parë në Bushehër të Iranit - funksional


Pamje e përgjithshme e centralit atomik Bushehër në Iran
Pamje e përgjithshme e centralit atomik Bushehër në Iran
Kompania atomike ruse, e udhëhequr nga shteti, Rosatom, ka shpallur se reaktori i parë në centralin bërthamor në Bushehër të Iranit, tash është duke funksionuar me kapacitet të plotë.

Në faqen e tij në Internet, kjo kompani njoftoi se dje në mbrëmje, blloku 1 në centralin Bushehër, ka arritur kapacitetin 100%.

Igor Mezenica, udhëheqës i lartë në kompaninë simotër të Rosatomit, Atomstrojeksport, e ka lavdëruar ndërmarrjen për kompletimin e konstruksionit në Bushehër, duke theksuar se ndërtesa fillestare ishte punuar nga një kompani gjermane në vitet e 70-ta.

Atomstrojeksport ishte në gjendje që ta instaloj reaktorin e vet të tipit V-446 në strukturën e ndërtuar nga gjermanët.

Blloku i parë i centralit në Bushehër e ka kapacitetin e prodhimit prej 1000 megavatësh.
XS
SM
MD
LG