Ndërlidhjet

Presidenti i Azerbajxhanit amniston, ai i Armenisë kritikon


Oficeri ushtarak i Azerbajxhanit Ramil Safarov

Oficeri ushtarak i Azerbajxhanit Ramil Safarov

Oficeri i Azerbajxhanit, Ramil Safarov, i dënuar me burg të përjetshëm në Hungari, është kthyer në vendin e tij, dhe menjëherë është amnistuar dhe liruar nga presidenti Ilham Alijev.

Safarov ishte dënuar me burg të përjetshëm në vitin 2006 nga Gjykata e Qytetit në Budapest, pasi e kishte pranuar se e kishte goditur për vdekje oficerin e Armenisë, Gurgen Markarian, derisa të dytë gjendeshin në Hungari, në një kurs të gjuhës, të organizuar nga NATO-ja.

Hungaria e dërgoi Safarovin në Azerbajxhan sot, pasi kishte marrë siguri nga autoritetet në Azerbajxhan se dënimi i Safarovit do të respektohet.

Vendimi i gjykatës hungareze për dënimin e këtij oficeri përfshinte mundësinë e amnistisë pas 30 vitesh.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, në një mbledhje emergjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, tha se Hungaria kishte bërë “gabim të madh” dhe se Armenia duhet të “përgjigjet në mënyrë përkatëse”.
XS
SM
MD
LG