Ndërlidhjet

Obama "i shqetësuar" për faljen e vrasësit


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama është “thellë i shqetësuar” pasi që presidenti i Azerbejxhanit amnistoi një ushtar, që kishte vrarë një koleg të tij oficer nga Armenia.

Sipas zëdhënësit të Këshillit për Siguri Kombëtare, Obama vlerëson se vendimi i Ilham Alievit që ta falë vrasësin e dënuar, Ramil Safarovin, është në kundërshtim me “përpjekjet e vazhueshme për të ulur tensionet në rajon dhe për të promovuar ripajtimin”.

Zëdhënësi Tomi Vietor, tha se Uashingtoni po kërkon një shpjegim nga Budapesti në lidhje me vendimin për ekstradim të Safarovit në Azerbejxhan.

Safarov ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në Hungari për shkak të therrjes për vdekje të Gurgen Margarianit. Që të dy gjendeshin në Hungari në një trajnim të NATO-s.

Armenia tashmë ka shkëputur lidhjet diplomatike me Hungarinë dhe i ka vendosur trupat e saj “në gjendje gatishmërie”.

Azerbejxhani dhe Armenia kanë zhvilluar një luftë në vitet e ’90-ta në lidhje me territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakit.
XS
SM
MD
LG