Ndërlidhjet

logo-print

Kanadaja në kërkim të hajnave të shurupit të panjes


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Kuebek po kërkon të dhëna mbi identitetin e vjedhësve që kanë ikur me shurupë të panjes në vlerë prej miliona dollarësh.

Fuçitë bosh u gjetën në një depo që mbante rreth 4 milionë e gjysmë kilogramë të shurupëve në vlerë prej rreth 30 milionë dollarë.

Autoritetet thanë se është shumë herët për të përcaktuar se sa shurup panje është vjedhur.

Zyrtarët thanë se vjedhja e shurupit “do të ndikojë në industrinë e panjes.”

Kuebeku prodhon rreth 70-80 për qind të furnizimit botëror të shurupit të panjes.
XS
SM
MD
LG