Ndërlidhjet

Sulme në Afganistan, 12 viktima


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se dy sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë pranë një baze të NATO-s në lindje të vendit, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Ndër të vdekurit janë të paktën dy policë afganë.

Nuk ka raporte nëse në sulmin në krahinën Sajed Abad, ka vdekur edhe ndonjë ushtar i NATO-s.

Shahidullah Shadid, një zëdhënës i guvernatorit provincial të Vardakut, tha se njëri sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë një kompleksi ku gjendet zyra e guvernatorit të qarkut, ndërsa tjetri detonoi bombën në një kamion-cisternë me karburante në një rrugë që ndan kompleksin nga baza e NATO-s.

Pjesa më e madhe e pazarit rreth bazës së NATO-s u shkatërrua nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG