Ndërlidhjet

Promovohet 'vrasësi' azerbejxhanas


Ramil Safarov gjate gjykimit ne Hungari, 2006.
Ramil Safarov gjate gjykimit ne Hungari, 2006.
Baku i ka dhënë një promovim ushtarak ushtarit të ekstraduar të premten nga Hungaria, ku po e vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një oficeri armen.

Ministri i Mbrojtjes Sefer Adiev promovoi lejtnant Ramil Safarovin me gradën e majorit, duke i uruar suksese në karrierën e tij ushtarake në të ardhmen.

Ceremonia vjen pas Ilham Alievi, presidenti i Azerbejxhanit amnistroi Safarovin pas arritjes në Baku të premten duke e liruar atë nga burgu ne lidhje me vrasjen e Gurgen Margarian gjatë një sesioni trajnues të NATO-s më 2004 në Hungari.

Armenia ka regauar ashpër ndaj lirimit dhe ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë, e cila kreu ekstradimin.
XS
SM
MD
LG