Ndërlidhjet

SHBA-Paqësori Aziatik- forcim bashkëpunimi


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të forcojnë partneritetin e sigurisë rajonale në të gjithë Paqësorin, derisa po i çimenton lidhjet me shtetet ishuj.

Klinton mohoi se Uashingtoni po ndërmerr këtë hap për të frenuar ndikimin e Kinës.

Klinton bëri komentet në shtetin e vogël të Paqësorit, Ishujt Kuk.

Ajo mbërriti atje të premten për të marrë pjesë në forumin e Ishujve të Paqësorit, që është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për inkurajimin e të gjitha kombeve te Paqësorit Aziatik, të cilat po vihen gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Kinës.

Klinton në takimin, ku përfaqësoheshin 16 shtete të pavarura dhe vetë-qeverisëse duke filluar nga Australia dhe Zelanda e Re deri te ishujt e vogël si Tuvalu dhe Nauru, siguroi mbështetjen amerikane për rajonin.
XS
SM
MD
LG