Ndërlidhjet

Iraku arrin rekord të eksportit të naftës


Punëtorë në një rafineri nafte në Irak
Punëtorë në një rafineri nafte në Irak
Iraku tha se në muajin e kaluar eksporti i naftës ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se tri dekada.

Falah al-Amiri, kreu i organizatës shtetërore të naftës tha se në muajin korrikt janë eksportuar mesatarisht 2 milionë e 565 mijë fuçi në ditë.

Ai tha se kjo paraqet rreth 8.4 miliardë dollarë të hyra nga një çmim mesatar i naftës prej 106 dollarësh për fuçi.
XS
SM
MD
LG