Ndërlidhjet

Jordania kërkon ndihmë për refugjatët sirianë


Refugjatë sirianë në Jordani...
Refugjatë sirianë në Jordani...
Jordania dhe agjencia e OKB-së për refugjatë iu kanë bërë thirrje urgjente donatorëve ndërkombëtarë për një ndihmë prej 700 milionë dollarësh më qëllim që të ndihmojnë numrin në rrijte të refugjatëve sirianë, të cilët po kërkojnë strehim në shtetin fqinj, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Ministri i Planifikimit i Jordanisë Xhafer Hasan tha se paratë do të përdoreshin për të ndihmuar 240 mijë refugjatët sirianë dhe të tjerë në Jordani.

Ai tha se për shkak të thatësisë vendi tashmë është mbingarkuar nga kufizimet në ujë dhe burime të energjisë.

Rreth 5 mijë sirianë kanë kaluar në Jordani gjatë kësaj jave, duke iu bashkuar një numri prej më shumë se 180 mijë të tjerëve që kanë gjetur strehë në mbretëri nga frika e dhunës në vendin e tyre.

Që nga fillimi i konflikti në mes të kryengritësve dhe forcave të presidentit sirian Bashar al Asad, në Siri janë varë të paktën 17 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG