Ndërlidhjet

logo-print

Ponta: Ish agjentë rumunë në shtypin gjerman


Kryeministri rumun Viktor Ponta

Kryeministri rumun Viktor Ponta

Kryeministri rumun Viktor Ponta ka deklaruar se ish policia sekrete e epokës komuniste është infiltruar në shtypin gjerman dhe është fajtore për kritikat ndaj regjimit të tij, njofton agjencia AFP.

Ai pretendon se agjentët nën ish diktatorin rumun Nikolla Çausheskun, që janë futur në mediat gjrmane dy dekada më parë, qëndrojnë pas komenteve të këqija të shtypit të atjeshëm në lidhje me dështimin e partisë së Pontas për ta rrëzuar presidentin Trajan Bashesku.

“Në Gjermani, ish Sigurimi i Çausheskut ka vazhduar dhe vazhdon t’i ketë njerëzit më të mirë në shtyp”, ka thënë Ponta në një intervistë për televizionin privat, Antena 3.

Koalicioni i qendrës së majtë i Pontas ndërmori hapat për të larguar nga pushteti Basheskun, madje edhe përmes referendumit, i cili dështoi të jetë valid për shkak të pjesëmarrjes së vogël.

Gjermania dhe shtetet tjera, krahas BE-së dhe disa grupeve për të drejtat e njeriut kanë kritikuar veprimin e Pontas dhe kanë shrpehur shqetësimin se demokracia e vendit anëtar të BE-së është nën kërcënim.
XS
SM
MD
LG