Ndërlidhjet

'Armiqtë e përbashkët' të Iranit e Koresë Veriore


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Homnei
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Homnei
Irani dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje për të bashkëpunuar në shkencë dhe teknologji, derisa udhëheqës suprem i Iranit deklaroi se Teherani dhe Pheniani kanë “armiq të përbashkët”.

Media shtetërore iraniane tha se marrëveshja u nënshkrua nga ministri iranian i Kërkimit Daneshjo Farhad dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Pak Ui-çun.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Homnei u takua gjithashtu me Kim Jong-nam, që konsiderohet si figura kryesore ne Korenë Veriore, i cili ishte në Tehran për të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Homnei u citua të ketë thënë se të dy vendet kanë “armiq të përbashkët, sepse fuqitë arrogante nuk pranojnë shtete të pavarura”.

Mesazhet e rrjedhura diplomatike amerikane nga viti 2010 tregojnë se zyrtarët amerikanë besojnë se Irani ka marrë pjesë të raketave balistike nga Koreja e Veriut.

Të dy vendet janë quajtur si pjesë e “aksit të së keqes” nga ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG