Ndërlidhjet

logo-print

Granatime të rënda në Alepo


Alepo, gusht, 2012

Alepo, gusht, 2012

Aeroplanë luftarakë të Sirisë dhe forca tokësore kanë sulmuar qytetin më të madh të vendit, Alepon, me bomba dhe mortaja.

Aktivistët thanë se qeveria po përdor me të madhe aeroplanët luftarakë në sulmin ndaj zonave që kontrollohen prej kryengritësve opozitarë.

Ata thanë gjithashtu se kryengritësit kanë psuhtuar një ndërtesë të mbrojtjes ajrore në lindje të vendit, në qytetin al-Boukamal afër kufirit me Irakun.

Forcat qeveritare kanë rimarrë pothuaj shumicën e zonave në Damask, por jo edhe në Alepo.

Luftimet vijnë, derisa diplomati veteran algjerian, Lakdar Brahimi pritet të nisë misionin paqeruajtës, duke zëvendësuar Kofi Ananin, i cili dha dorëheqje, pasi që plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e gjakderdhjes nuk u zbatua.

Brahimi tha të shtunën se presidenti sirian Bashar al-Asad duhet ta kuptojë se nevoja për ndryshime “është urgjente” dhe e “domosdoshme”.
XS
SM
MD
LG