Ndërlidhjet

Brahimi: Ndryshimet, urgjente e të domosdoshme


Lakdar Brahimi

Lakdar Brahimi

I dërguari i ri ndërkombëtar për Sirinë thotë se ndryshimet janë “urgjente” dhe “të domosdoshme” dhe se ato duhet të përmbushin nevojat e popullit sirian.

Lakdar Brahimi ka bërë këto komente të shtunën në Nju Jork, në ditën e tij të parë në punë, si i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë.

Duke folur për transmetuesin Al Arabiya, Brahimi tha se barra bie më shumë mbi qeverinë sesa mbi kryengritësit për të ndalur dhunën, e cila ka lënë të vdekur të paktën 20 mijë persona, që kur kryengritja kundër presidentit sirian Bashar Asad filloi vitin e kaluar.

Komentet e Brahimit vijnë derisa aktivistët thanë se kryengritësit kanë okupuar një objekt të mbrojtjes ajrore në lindje të vendit, afër kufirit me Irakun.
XS
SM
MD
LG