Ndërlidhjet

Arrestohet kinezi, gënjeu për bombë në avion


Polici kineze

Polici kineze

Policia kineze ka zënë një person që dyshohet se ka telefonuar në një aeroport duke njoftuar për një bombë që gjoja kërcënonte një fluturim të brendshëm.

Policia në provincën e Hubeit tha se Ksiong Ji është arrestuar në një hotel në qytetin jugor të Donguanit.

Policia tha se Ksiong ka pranuar se e ka bërë telefonatën në një aeroport afër Shenzhenit të enjten mbrëma, duke mos dhënë identitetin, nën pretendimin se një mjet shpërthyes ishte vendosur në një fluturim që tashmë ishte në ajr, e që kishte destinacion Shenzhenin.

Nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet që kanë çuar ta bëjë një telefonatë të tillë.
XS
SM
MD
LG