Ndërlidhjet

Irani 'ngatërron' Bahreinin me Sirinë


Samiti i Lëvizjes së të Painkuardruarve, Teheran
Samiti i Lëvizjes së të Painkuardruarve, Teheran
Bahreini tha se do të dorëzojë një notë proteste zyrtare në Iran për shkak se gjatë përkthimit të transmetuar, gabimisht është zëvendësuar Bahreini me Sirinë në fjalimin e presidentit të Egjiptit.

Në një deklaratë, qeveria e Bahreinit tha se presidenti egjiptian Muhamed Morsi i është referuar kryengritësve të Sirisë që po luftojnë me regjimin “shtypës” gjatë samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve në Teheran të enjten.

Në vend të kësaj, Bahreini deklaron se televizioni shtetëror e ka zëvendësuar fjalën “Siri” me “Bahrein” në përkthimin në gjuhën farsi.

Analistët thonë se fjalimi i Morsit ishte i sikletshëm për Irnain, që është aleat i ngushië i regjimit të Sirisë.

Por, Irani, që ka në pushtet shiitët, ka kritikuar vazhdimisht autorietet e Bahreinit për aksionet kundër protestuesve kryesisht shiitë të cilët kërkojnë më shumë të drejta politike.
XS
SM
MD
LG