Ndërlidhjet

Rasti i blasfemisë, arrestohet akuzuesi i vajzës


Afër shtëpisë së të akuzuarës për blasfemi, Pakistan.

Afër shtëpisë së të akuzuarës për blasfemi, Pakistan.

Policia në Pakistan tha se është arrestuar imami që e ka akuzuar një vajzë të krishterë për blasfemi.

Policia tha se Kalid Kishti është arrestuar të shtunën nën dyshimet se i ka vendosur faqet e djegura të Kuranit në një çantë që tashmë përmbante fletë të djegura, të cilat barteshin nga vajza.

Katërmbëdhjetë vjeçarja më vonë është akuzuar se i ka dejgur faqet kuranore, një akuzë kjo që mund të rezultojë me dënim të përjetshëm.

Analistët thonë se rasti i fundit mund të çojë në lirimin e vajzës nga burgu dhe të qetësojë atë që është parë rast i akuzës fetare.

Rasti ka qenë shumë i ndjeshëm për shkak të moshës së vajzës dhe pikëpyetjeve mbi kapacitetin e saj mental.
XS
SM
MD
LG