Ndërlidhjet

logo-print

Vrasjet nga brenda, NATO ndal trajnimin për afganët


Forcat afgane të sigurisë(foto nga arkivi)

Forcat afgane të sigurisë(foto nga arkivi)

Zyrtarët e NATO-s thanë se do të ndalojnë përkohësisht trajnimin për policinë lokale dhe forcat speciale në Afganisan në një përpjekje për të ndluar sulmet kundër trupave të huaja që po vijnë nga ‘të brendshmit’.

“New York Times” citon një zëdhënës të NATO-s të ketë thënë se trajnimi do të vazhdojë për më shumë se 350 mijë pjesëtarët e armatës kombëtare dhe të policisë kombëtare të Afganistanit.

Por, trajnimi do të pezullohet për 20 mijë afganët që gjenden në policinë lokale dhe në njësitë speciale, derisa trajnuesit amerikane kanë paraqitur një proces të rreptë për rekrutët e rinj.

Ky veprim vjen, pasi që 15 amerikanë dhe pjesëtarë të tjerë të huaj janë vrarë nga afganët që po merrnin trajnime.
XS
SM
MD
LG