Ndërlidhjet

EULEX-i mbështet masat për Qendrën Korrektuese në Dubravë


EULEX
EULEX
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit – EULEX, i përkrahë plotësisht masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe shërbimi korrektues i Kosovës në lidhje me përmirësimin e menaxhimit në qendrën korrektuese të Dubravës.

“EULEX do të jetë i përkushtuar të ndihmojë menaxhmentin e ri, për të përmirësuar gjendjen në qendrën korrektuese të Dubravës”, thuhet në një komunikate të shkurtër të këtij misioni.

Reagimi i EULEX-it, pasoi masat e marra nga Ministria e Drejtësisë për suspendimin e administratës së qendrës korrektuese nën dyshime të shumta për menaxhim jo të mirë, korrupsion e nepotizëm dhe vendosjen e një menaxhmenti të përkohshëm atje.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka kumtuar tashmë se ka caktuar ekipin e përkohshëm për menaxhimin e Qendrës Korrektuese në Dubravë deri në zgjedhjen e stafit të ri me anë të konkursit.
XS
SM
MD
LG