Ndërlidhjet

Armenia e përgatitur "të luftojë e fitojë"


Presidenti armen, Serzh Sarkisian
Presidenti armen, Serzh Sarkisian
Presidenti armen Serzh Sarkisian tha se vendi i tij është i përgatitur që të “luftojë dhe të fitojë” çdo luftë që nxitet nga Azerbejxhani armik.

Në një deklaratë, Sarkisian tha se Armenia nuk dëshiron luftë, por nuk përjashton mundësinë që Baku do ta “imponojë” një konflikt të tillë. Deklarata e Sarkisianit koincidon me festimet për pavarësinë e Nagorno-Karabakit, një rajon etnik armen i kontrolluar nga Azerbejxhani, i cili ka qenë burim i kontestit shpesh të dhunshëm territorial mes dy vendeve në tri dekadat e fundit.

Komentet e liderit armen, vijnë vetëm dy ditë pasi që Azerbejxhani amnistoi dhe gradoi Ramil Safarovin, një ushtar azer të dënuar për shkak të vrasjes së një ushtari armen gjatë një trajnimi të NATO-së në vitin 2004 në Hungari.

Qindra armenë të shtunën kanë protestuar para konsullatës hungareze në Jerevan për shkak të ekstradimit të Safarovit në Baku.
XS
SM
MD
LG