Ndërlidhjet

Sulme në Damask


Damask, gusht, 2012
Damask, gusht, 2012
Televizioni shtetëror sirian tha se katër persona janë vrarë nga një shpërthim në Damask, në një sulm që u përshkrua si “terrorist”.

Sipas televizionit shtetëror dhe banorëve shpërthimi ndodhi në zonën Mehdi afër qarkut të Abu Remanehit.

Incizimet e publikuara nga aktivistët shfaqin tym të bardhë që ngritet mbi zonën.

Mediat shtetërore më herët raportuan se një makinë bombë ka shpërthyer të shtunën në një lagje jugore të qytetit duke vrarë të paktën 15 persona.

Kryengritësit dhe forcat qeveritare po zhvillojnë betejë të ashpër për Damaskun që nga korriku.
XS
SM
MD
LG