Ndërlidhjet

Natanjahu kërkon "linja të kuqe" për Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kërkoi nga fuqitë botërore të dielën që të vendosin “linjat e qarta të kuqe” mbi aktivitetet atomike të Teheranit.

“Iranianët janë duke përdorur bisedimet me fuqitë botërore për të fituar kohë dhe për të çuar përpara programin e tyre bërthamor. Unë besoj se ne duhet të themi të vërtetën. Bashkësia ndërkombëtare nuk po e terheq qarte nje linjë të kuqe për Iranin dhe Irani nuk është duke parë vendosmëri ndërkombëtare ndaj ndaljes së programit të tij bërthamor", ka thënë ai.

Komentet e Natanjahut flsin për rritjen e padurimit te Izraelit me aleaten kryesore të tij, SHBA-në dhe shtetet tjera, te cilat po i bëjnë atij presion që t'i japë kohë diplomacisë dhe sanksioneve.
XS
SM
MD
LG