Ndërlidhjet

Minatorët jug-afrikanë lirohen nga akuzat për vrasje


Afrike Jugore

Afrike Jugore

Prokurorët e Afrikës së Jugut i kanë hequr përkohësisht akuzat për vrasje kundër 270 minatorëve, kolegët e të të cilëve u qëlluan për vdekje nga policia.

34 minatorë u vranë kur policia gjuajti me plumba ndaj një grupi të minatorëve grevistë në minierën e platinit Lonmin më 16 gusht.

Akuzat nuk mund të hiqen plotësisht zyrtarisht deri në fund të hetimit, por prokurorët thanë se minatorët e arrestuar do të lirohen.

Autoritetet lokale kanë përdorur një ligj të diskutueshëm të epokës së aparteidit, me të cilin akuzohen minatorët se e kanë provokuar policinë për të hapur zjarr.

Minatorët po kërkonin një rritje të pagave dhe njohjen e një sindikate të re.
XS
SM
MD
LG