Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon Janshën në Slloveni


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës në Slloveni, gjatë takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në te dy vendet, për procesin integrues dhe zhvillimor nëpër të cilin po kalon Kosova, për bashkëpunimin rajonal dhe për tema tjera me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar.

Në takim janë vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale derisa, kryeministri Thaçi është shprehur për thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fushat e interesit bilateral, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Kryeministri Hashim Thaçi pak ditë para përmbylljes zyrtare të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, ka thënë se “Republika e Kosovës po dëshmohet një shtet serioz demokratik, me institucione të konsoliduara, e gatshme për t’u bërë pjesë e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike”.

Kryeministri slloven, sipas komunikatës për media, ka theksuar se Kosova dhe Sllovenia janë vende mike dhe në këtë kuadër mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të rritet, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Jansha ka potencuar se perspektiva e Kosovës është padyshim perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku do të zhvillojë takime me pjesëmarrës të forumit nga vendet e rajonit.

Ky forum synon që të nxisë nivelin e lartë të dialogut në mes të liderëve nga sektori privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë.
XS
SM
MD
LG