Ndërlidhjet

Arrestohet bashkë-themeluesi i Pirate Bay


Logo e The Pirate Bay
Logo e The Pirate Bay
Policia tha të dielën se bashkë-themeluesi i faqes suedeze për shkëmbimin e materialeve The Pirate Bay, i cili kërkohej në një listë ndërkombëtare, është arrestuar në kryeqytetin e Kamboxhias me kërkesën e Suedisë.

Gotfrid Svartholm Uarg është dënuar me një vit burg nga një gjykatë suedeze në vitin 2009 për promovimin e shkeljes së të drejtës së autorit, por nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin në fillim të këtij viti.

Policia kombëtare e Kamboxhias tha se ai u arrestua në Pnom Pen të enjten.

Ambasada suedeze në Pnom Pen nuk e ka komentuar arrestimin.

E themeluar në vitin 2003, The Pirate Bay, që pretendon të ketë më shumë se 31 milionë përdorues, bën të mundur që të shmangë tarifat për të drejtën e autorit dhe shpërndan muzikë, filma dhe lojëra kompjuterike duke përdorur teknologjinë bit torrent, ose lidhjet peer-to-peer në këtë faqe interneti.
XS
SM
MD
LG