Ndërlidhjet

Klinton në Indonezi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pritet të arrijë sot në Indonezi.

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” i ka bërë thirrje Klintonit që të kërkojë nga liderët indonezianë të bëjnë më shumë për të ndaluar jotolerancën fetare.

Organizata me seli në Nju Jork ka thënë se autoritetet e Indonezisë kanë dështuar të adresojnë në mënyrë adekuate incidentet në rritje të dhunës, të kryera nga militantët islamistë kundër minoriteteve fetare.

Klinton ndalon në Indonezi në kuadër të turneut të saj në Paqësorin Aziatik.
XS
SM
MD
LG