Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet personeli i SHBA-së në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Një makinë e mbushur me eksplozivë është përplasur për një automjet të Qeverisë amerikane në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur pesë të tjerë.

Zyrtari policor, Pervez Khan, tha se automjeti është sulmuar pasi është larguar nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshauar.

Khan tha se disa nga të plagosurit janë të huaj, ndërkohë që identiteti i të vrarëve mbetet i paqartë.

Në zonën ku ka ndodhur sulmi janë të pozicionuara disa organizata të huaja, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pakistan tha se po heton raportet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse, në të kaluarën, talibanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG