Ndërlidhjet

logo-print

Në Kosovë nisi viti i ri shkollor


Prishtinë

Prishtinë

Në Kosovë ka nisur sot viti i ri shkollor 2012/2013.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e mbarë të vitit.

Mësohet se mësimet parauniversitare do t’i ndjekin 460 mijë nxënës në mbi 1 mijë objekte shkollore.

Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u ka shprehur nxënësve urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

"Qeveria e Republikës së Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit" , ka theksuar ai.

Sipas Thaçit, Qeveria e Kosovës vazhdon ta ketë prioritet modernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbi 36 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e parë. Ata do të mësojnë nga abetarja e unifikuar.
XS
SM
MD
LG