Ndërlidhjet

UNICEF: 1,600 të vrarë javën e kaluar në Siri


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka bërë të ditur se javën e kaluar në Siri janë vrarë të paktën 1,600 persona.

Duke e cilësuar si javën më të përgjakshme që nga shpërthimi i trazirave kundër presidentit Bashar al-Asad, në mars të vitit 2011, zëdhënësi i UNICEF-it, Patrik Mekornik, nuk ka dhënë detaje se si ka arritur deri te shifra.

Megjithatë, ka pasur disa raporte nga aktivistët dhe dëshmitarët për civilë të vrarë nga sulmet në zonat e banuara.

Lufta civile ka marrë kthesë të madhe në muajin gusht, kur forcat e Asadit kanë nisur të përdorin fuqinë ajrore për të shtypur revoltën.

Luftimet po ashtu kanë prekur qytetin më të madh të Sirisë, Alepon, i cili deri së voni ka qenë relativisht i qetë.
XS
SM
MD
LG