Ndërlidhjet

logo-print

Sulme ndaj forcave irakiane, vriten katër


Kirkuk - foto arkivi

Kirkuk - foto arkivi

Katër anëtarë të forcave irakiane të sigurisë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga dy sulme të ndara në veri të Irakut.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy policë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur kur një mjet shpërthyes ka goditur patrullën e tyre në qendër të Kirkukut.

Dy ushtarë irakianë, në anën tjetër, janë vrarë nga sulmi me bombë në qytetin Tuz Khormato, rreth 130 kilometra në veri të Bagdadit.

Forcat e sigurisë janë shënjestër kryesore e kryengritësve që kërkojnë të destabilizojnë Irakun.
XS
SM
MD
LG