Ndërlidhjet

Jahjaga uron nxënësit dhe mësimdhënësit


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar sot nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.

"Pas pushimeve, ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Këtë vit, mbi 36 mijë fëmijë nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe unë uroj, veçanërisht ata, e ju dëshiroj shumë sukses", thuhet në urimen e zonjës Jahjaga.

Presidentja po ashtu ka thënë se shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën.

"Ishin mësimdhënësit ata që i dhanë më së shumti asaj - e mbajtën gjallë në kohë të rëndë, e rimëkëmbën dhe e zhvilluan në kohë lirie. Ndaj, ata meritojnë falënderimet dhe urimet më të mira për punën e palodhshme me brezat e rinj, të ardhmen e vendit tonë", ka thënë, ndër të tjera, presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG