Ndërlidhjet

Vazhdon procesi kundër të miturës pakistaneze


Pakistan

Pakistan

E krishtera pakistaneze, e cila është akuzuar për blasfemi, do të dalë sot në seancë dëgjimore.

Rimsha Masih, 14 vjeçe, është arrestuar muajin e kaluar, nën akuzat se ka djegur faqe të Librit të Shenjtë të Kuranit.

Megjithatë, të dielën, rasti ka marrë kthesë tjetër, pasi imami që ka akuzuar vajzën, ka qenë vetë i ngarkuar me blasfemi.

Khalid Kishti akuzohet se ka futur fletë të Kuranit në një çantë me fletë të djegura që bartte e mitura e krishterë.

Kishti duket se ka parë këtë si mënyrë për të dëbuar të krishterët nga lagja e tij në Islamabad.

Blasfemia në Pakistan dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG