Ndërlidhjet

Rusia kujton viktimat e terrorizmit


Në kujtim të fëmijëve të Besllanit - foto arkivi

Në kujtim të fëmijëve të Besllanit - foto arkivi

Në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë janë kujtuar viktimat ruse të akteve terroriste.

Tre shtatori në Rusi njihet si Dita e Solidaritetit në Luftën Kundër Terrorizmit.

Tetë vjet më parë, më 3 shtator, mbi 330 njerëz janë vrarë, 186 nga ta fëmijë, pasi forcat ruse të sigurisë kanë sulmuar një shkollë, për të liruar më shumë se 1,000 pengje të marra nga separatistët çeçenë në Besllan të Kaukazit Verior.

Qytetarët pritet të vizitojnë 12 lokacione në kryeqytetin rus, të cilat, vitet e fundit, janë shënuar me akte terroriste.
XS
SM
MD
LG