Ndërlidhjet

logo-print

Sulme ajrore në Alepo, 18 të vrarë


Alepo...

Alepo...

Aktivistët sirianë opozitarë thanë se një aeroplan luftarak i qeverisë siriane ka bombarduar një ndërtesë në qytetin e Alepos që kontrollohet nga kryengritësit.

Raportohet se janë vrarë të paktën 18 njerëz.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se disa gra dhe fëmijë gjenden në mesin e të vrarëve në qytetin Al-Bab.

Nuk janë dhënë konfirmime të pavarura për numrin e të vdekurve.

Më herët, Observatori me seli në Lodnër tha se rreth 5 mijë njerëz janë vrarë në muajin gusht, kur qeveria përshkallëzoi sulmet ajrore për të shtypur revoltën ndaj regjimit të presidentit Bashar al Asad.
XS
SM
MD
LG