Ndërlidhjet

Gazetarët protestojnë gjatë fjalimit të Janukoviqit


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra gazetarë janë ngritur nga karriget e tyre dhe kanë shfaqur posterë që dënojnë cenzurën në media nga qeveria e Ukrainës gjatë një fjalimi të presidentit Viktor Janukoviq.

Protesta ka ndodhur të hënën derisa Janukoviq i adresohej Kongresit Botëror të Gazetave në Kijev.

Raportohet se Janukoviq nuk ka reaguar derisa gazetarët mbanin posterët me fjalët “Stop Cenzurës”.

Nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga zyra e presidentit.

Monitoruesit e mediave thonë se liria e shtypit në Ukrainë ka shënuar rënie qe nga ardhja në pushtet e Janukoviqit në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG