Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e Karaxhiqit për proces të ri


Radovan Karaxhiq

Radovan Karaxhiq

Tribunali i OKB-së për krime lufte ka refuzuar një kërkesë të liderit të serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiq për një proces të ri gjykimi.

Karaxhiq po gjykohet që nga tetori i vitit 2009 nën akuzat për krime lufte, përfshirë edhe ato për gjenocid gjatë luftës së Bosnjes së viteve 1992-1995.

Ai ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat që e rëndojnë.

Në muajin e kaluar ai kërkoi nga Tribunali një proces të ri, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të ekipit mbrojtës të tij.

Vendimi i së hënës i Gjykatës tha se vonesat në zbulimin e dëshmive nuk e kanë cenuar të drejtën e Karaxhiqit për një proces korrekt gjyësor.
XS
SM
MD
LG