Ndërlidhjet

Rusia kritikon Budapestin e Bakun


Ramil Safarov

Ramil Safarov

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar Azerbejxhanin dhe Hungarinë në lidhje me lirimin e një oficeri ushtarak të Azerbejxhanit, i cili po vuante dënimin e përjetshëm në Hungari për shkak të vrasjes së një ushtari armen.

Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë thotë se lirimi i Ramil Safarovit bie ndesh me përpjekjet ndërkombëtare që kanë për qëllim uljen e tensioneve në mes të Azerbejxhanit dhe Armenisë.

Safarov është dënuar në vitin 2006 nga një Gjykatë e Budapestit, pasi që pranoi se e kishte vrarë oficerin armen Gurgen Markarianin, derisa të dytë po mirrnin pjesë në një trajnim të organizuar nga NATO-ja në vitin 2004 në Hungari.

Më 31 gusht Hungaria e ktheu Safarovin në Azerbejxhan pasi që mori garanci nga Baku se dënimi i tij do të vazhdonte.

Por, presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev, e amnistoi Safarovin pas arritjes në Baku.

Armenia ka protestuar ndaj lirimit dhe ka pezulluar marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë.
XS
SM
MD
LG