Ndërlidhjet

Jansha: Opozita shqiptare të mbështesë reformat


Kryeministri slloven, Janez Jansha

Kryeministri slloven, Janez Jansha

Kryeministri slloven Janez Jansha i ka kërkuar opozitës së Shqipërisë që të mbështesë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, për ta ndihmuar vendin kah anëtarësimi në bllok, transmeton AFP.

“E tërë BE-ja pret që opozita(parlamentare) e Shqipërisë të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe jo vetëm duke u bazuar në politikën e brendshme”, ka thënë Jansha në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Partia Demokratike e Berishës po shtyjnë përpara një votim për ndryshimet kushtetuese, ku do të përfshihej edhe heqja e imunitetit për ligjvënësit dhe zyrtarët qeveritarë, ndryshim ky i kërkuar gjithashtu nga BE-ja.

Megjithatë, socialistët, vota e të cilëve është e nevojshme për votim, nuk e miratojnë ligjin.

Ata thonë se ligji do të mund të ndikojë procedurat tjera si emërimin e gjykatësve dhe të prokurorit të përgjithshëm.

“Rregullimi i imunitetit nuk duhet të jetë diçka mbi të cilin opozita dhe shumica masin fuqinë e tyre”, ka thënë Jansha.

Berisha nga ana e tij ka thënë se ndryshimet, nënkuptojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njëjtë për të gjithë.
XS
SM
MD
LG