Ndërlidhjet

logo-print

Franca: Izraeli të shmangë sulmet ndaj Iranit


Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius

Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius

Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius paralajmëroi Izraelin se një sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit do të jetë kundër-produktiv.

“Unë absolutisht kundërshtoj që Irani të ketë armë bërthamore, por mendoj se në qoftë se do të ketë një sulm izraelit, për fat të keq kjo mund ta shndërrojë Iranin në një viktimë”, ka thënë Fabius për televizionin BFM të Francës.

“Ne jemi duke thënë se duhet të rrisim sanksionet dhe në të njëjtën kohë, të vazhdojmë negociatat me Iranin në mënyrë që të japë dorëheqje”, tha ai.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar tashmë
disa raunde të sanksioneve ndaj Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor të tij, për të cilin, Perëndimi hedh dyshime se ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore.

Teherani hedh poshtë këto akuza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kërkoi nga fuqitë botërore të dielën që të vendosin “linjat e qarta të kuqe” mbi aktivitetet atomike të Teheranit.

“Iranianët janë duke përdorur bisedimet me fuqitë botërore për të fituar kohë dhe për të çuar përpara programin e tyre bërthamor. Unë besoj se ne duhet të themi të vërtetën. Bashkësia ndërkombëtare nuk po e terheq qarte nje linjë të kuqe për Iranin dhe Irani nuk është duke parë vendosmëri ndërkombëtare ndaj ndaljes së programit të tij bërthamor", ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG