Ndërlidhjet

logo-print

Kacin përshëndet vendimin e Serbisë për fusnotën


jelko Kacin

jelko Kacin

Raportuesi për Serbinë e Parlamentti Evropian, Jelko Kacin ka përshëndetur sot vendimin e qeverisë serbe për pjesëmarrjen ne tkaimet rajonale dhe ka thënë se me këtë Serbia ka dërguar një “porosi pozitive në rajon dhe në Evropë”.

“Përshëndes instruksionet e Qeverisë së Serbisë përmes të cilave mundësohet zbatimi i marrëveshjes mes Prishtinës e Beogradit në pjesëmarrjen në takimet rajonale”, thuhet në njoftimin e Kacinit.

Ai ka thënë se “vetizolimi i Serbisë dhe përmbajtja nga marrja pjesë në disa takime rajonale vetëm sa i ka sjellë dëm klimës ekonomike e politike të Serbisë dhe rajonit”.

Sipas udhëzimit të nxjerrë të dielën në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG