Ndërlidhjet

Irani me sistem të ri mbrojtës raketor


Ilustrim
Ilustrim
Komandanti i forcave të mbrojtjes ajrore të Iranit tha se ky shtet ka kompletuar rreth 30 për qind të sistemit të ri mbrojtës raketor.

Brigadier gjenerali Farzad Esmaili tha se pret që sistemi Bavar-373 të përmbyllet në fund të vitit. Ai e përshkruajti sistemin si “më të avancuar” sesa ai i epokës sovjetike S-300, duke thënë se tash më mirë “detektohen, identifikohen dhe shkatërrohen shënjestrat”.

Rusia nuk është duke i shitur pajisje të sistemit S-300 Teheranit, nga frika e shkeljes së sanksioneve të OKB-së.

Irani është nën presionin e rritur nga Izraeli dhe fuqitë perëndimore në lidhje me programin e tij bërthamor. Esmaili tha se kërcënimi më i madh vjen nga sulmet ajrore.

Ai tha se do të ketë teste të reja të sistemit kah fillimi i nëntorit.
XS
SM
MD
LG