Ndërlidhjet

Bosnja merr nga Serbia ndërtesën e ambasadës në Osllo


Flamuri i Bosnjes
Flamuri i Bosnjes
Bosnja dhe Hercegovina ka marrë nga Serbia ndërtesën e ambasadës së ish RSFJ-së në Osllo, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Sarajevë.

Komisionet nga të dy vendet kanë përfunduar të gjitha dokumentet mbi pronësinë dhe investimet dhe dokumentet tjera teknike, si dhe dorëzimin e pasurisë së luajtshme.

Dorëzimi është bërë në bazë të Marrëveshjes për sukcesion të ish Jugosllavisë, të nënshkruar më 29 qershor 2001 në Vjenë.
XS
SM
MD
LG