Ndërlidhjet

Vidhet kamioni i ekipit të Bajdenit


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden

Shërbimi Sekret tha se një kamion që ishte marrë me qira për të transportuar pajisjet e nënpresidentit Xho Bajden në vizitën e tij në Detroit është vjedhur jashtë një hoteli në qytetin e Detroitit, transmeton AP.

Zëdhënësi i Agjencisë Ed Donovan tha për The Detroit News se kamioni është vjedhur të dielën në mëngjes. Ai ka thënë se në kamion ka pasur pajisje, por jo armë.

Donovan tha se vjedhja nuk do të ketë ndikim në planet e Bajdenit.

Nënpresidenti pritet t’i drejtohet një sindikate, për të shënuar Ditën e Punës.

Policia tha se janë duke u bërë kërkime për kamionin.
XS
SM
MD
LG