Ndërlidhjet

Brukseli i shqetësuar me gjendjen në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim
Brukseli i kërkoi qeverisë së Gjeorgjisë dhe opozitës që t’i ulin tensionet para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Në një deklaratë të lëshuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerim Shtefan Fyle, i bënë thirrje “qeverisë dhe opozitës që të vazhdojnë të sigurojnë një mjedis paqësor dhe konkurrues elektoral”.

Në zgjedhje do të zhvilllojnë betejën partia në pushtet e presidentit Mihajl Sakashvillit dhe koalicioni Ëndra Gjergjiane e udhëhequr nga miliarderi Bizina Ivanishvili, njeriu më i pasur i vendit.

Tensionet janë rritur në muajin e fundit pasi që një gjykatë dënoi Ivanishvilin me 12.3 milionë dollarë në lidhje me pretendimet për një tërheqje të dyshuar të parave.

Ai është dënuar gjithashtu me milona dollarë për shkeljen e ligjit zgjedhor dhe i është marrë pasaporta për shkelje të ligjit të nënshtetësisë, pasi që shpalli se do ta sfidonte Sakashvillin në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG