Ndërlidhjet

Klinton: Të zgjidhet kontesti në Detin e Kinës Jugore


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm indonezian, Marti Natalegava, Xhakartë, 03 shtator, 2012

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe ministri i Jashtëm indonezian, Marti Natalegava, Xhakartë, 03 shtator, 2012

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës dhe shteteve të Azisë Juglindore që të shmangin “shtrëngimin” dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur kontestet e tyre mbi Detin e Kinës Jugore.

Klinton, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Indonezisë, Marti Natalegava, tha se SHBA ka “interes kombëtar” në sigurimin e paqes dhe stabiliteti në Detin e Kinës Jugore.

Ajo nuk e ka kritikuar direkt Kinën, por tha se është e shqetësuar, kur u pyet mbi vendimin e Pekinit për të ndërtuar një kazermë lëvizëse në Detin e Kinës Jugore.

Klintoni gjithashtu kërkoi nga Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore dhe Kinës që të bëjnë përparim drejt kodit të sjelljes në raportet e tyre.
XS
SM
MD
LG