Ndërlidhjet

logo-print

Tym në aeroplan, 11 dërgohen në spital


Ilsutrim

Ilsutrim

Njëmbëdhjetë pasagjerë kanë këkrkuar ndihmë mjekësore në një aeroplan që kishte destinacion Turqinë, pasi që tymi kishte nisur ta mbushte hapësirën, gjatë një ndalese të planifikuar në Këln të Gjermanisë, kanë bërë me dije autoritetet.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se aeroplani Boeing 737 me afër 200 njerëz në bord që operohej nga XL Airways ka ateruar në aeroportin e Këlnit nga Hanoveri dhe do të vazhdonte për në Gaziantep në Turqinë juglindore.

“Njëmbëdhjetë njerëz është dahsur të merren me autoambulancë deri në spitalet e rajonit. Të gjithë kishin probleme në frymëmarrje”, thuhet në një deklaratë të njësisë së zjarrfikësve.

Nuk janë dhënë detaje mbi shkaktarët e tymit.
XS
SM
MD
LG