Ndërlidhjet

Jansha: Opozita në Shqipëri t’i mbështetë reformat


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka kërkuar nga opozita në Shqipëri, që t’i mbështes reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, për ta ndihmuar Shqipërinë që të anëtarësohet në BE.

“I gjithë Bashkimi Evropian pret që opozita në Shqipëri të veproj në mënyrë përgjegjëse dhe jo bazuar vetëm në politikën e brendshme”, tha zoti Jansha, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, mbrëmë në Lubjanë.

Mëtutje ai theksoi se “rregullimi i imuniteit nuk do të duhej të ishte një çështje për të cilën opozita dhe shumica në qeveri ta masin forcën e tyre”, dhe shtoi se Shqipëria duhet t’i zbatoj reformat e kërkuara nga BE-ja, sikur secili kandidat tjetër për pranim.

Sali Berisha deklaroi se ndryshimet kushtetuese kishin për qëllim që “ligjet të zbatoheshin për secilin në mënyrë të barabartë”.

Mospajtimet politike në Shqipëri praktikisht e kanë bllokuar miratimin e shumë reformave të kërkuara nga BE-ja, e cila tashmë dy herë ka refuzuar t’i japë Shqipërisë statusin e shtetit kandidat për pranim.

Kryeministri Berisha ishte në Slloveni për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës ai u takua edhe me presidentin e këtij vendi, Danillo Turk, dhe mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në qytetin Bled.
XS
SM
MD
LG