Ndërlidhjet

SHBA: Obama vizitoi Luizianën e goditur nga uragani


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka lavdëruar koordinimin e ndihmës nga shteti dhe autoritetet federale, gjatë vizitës në Luizianën e goditur nga uragani.

Duke folur mbrëmë vonë, lidhur me “shkatërrimin e madh”, Obama i lavdëroi ata që shpëtuan jetë, derisa Gjiri Bregdetar amerikan vazhdonte të ballafaqohej me vërshime dhe mungesë të rrymës elektrike para uraganit Isaac.

Kjo vizitë u bë pasi në Luizianë qëndroi edhe kandidati republikan për president, Mit Romni.

Nga stuhia dhe uragani Isaac kanë humbur jetën shtatë vetë.

Afro 100 mijë njerëz në Luiziana nuk kanë rrymë.

Mungesë të energjisë elektrike ka edhe në Misisipi dhe Arkanzas.

Ekipet ende po i pastrojnë mbeturinat e uraganit Isaac, ndërsa më së tepërmi ka drunjë dhe përçues elektrikë të rrëzuar.
XS
SM
MD
LG