Ndërlidhjet

SHBA: Fillon Konventa e Partisë Demokratike


Mishell Obama

Mishell Obama

Partia Demokratike e presidentit amerikan, Barak Obama, sot e fillon Konventën e saj kombëtare.

Takimi triditësh në qytetin Sharlote, në Karolinën Veriore, pritet të kulmoj të enjtën, kur Obama formalisht do ta pranoj nominimin e demokratëve për të synuar rizgjedhje në postin e presidentit.

Javën e kaluar përfundoi Konventa e Partisë Republikane, në të cilën Mit Romni e pranoi nominimin për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.

Në hapjen e sotme pritet të flasë Mishell Obama, bashkëshorte e presidentit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG