Ndërlidhjet

Agjencia Moody’s e uli rejtingun e perspektivës së BE-së


Agjencia Moody’s e ka ulur perspektivën e rejtingut afatgjatë të kredisë për Bashkimin Evropian, nga kategoria “stabil” në atë “negativ”, duke thënë se kjo lëvizje reflekton perspektivën negative të kontribuesve kryesorë të buxhetit në Bashkimin Evropian.

Më herët këtë vit, agjencia e kategorizoi rejtingun e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Holandës, në perspektivë negative, duke thënë se të gjitha këto vende ishin të prekura nga kriza e borxheve e rajonit.

Megjithatë, Moody’s nuk e ka ndryshuar rejtingun 3A të Bashkimit Evropian, por ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG