Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq aktori Majkël Kllark Dankan


Aktori i filmit Majkël Kllark Dankan
Aktori i filmit Majkël Kllark Dankan
Aktori i njohur i filmit, Majkël Kllark Dankan, që u bë i njohur me rolin e të dënuarit me vdekje në filimin The Green Mile, ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

I ndjeri Dankan vdiq mbrëmë në një spital në Los Anxhelos, pasi nuk mundi të ripërtrihet nga sulmi në zemër, që e kishte pësuar në muajin korrik.

Ai e filloi aktrimin në të 30-tat dhe ka luajtur një varg të roleve në film.

Në vitin 1999 ishte nominuar për çmimim Oskar për rolin më të mirë mbështetës në filmin The Green Mile, por ka luajtur edhe role në filmat e aksionit dhe në filmat e animuar, siç janë “Armagedon”, “Kung Fu Panda”, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG